Klubi i basketbollit Rahoveci 029 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:77 (24:19, 17:30, 24:10, 20:18), në javën e shtatë të ProCredit Superligës.
Ndeshja nga fillimi deri në fund ishte me shumë kthesa, por që përfundoi me triumfin e Vreshtarëve.
Te vendasit Julian Roche kishte 22 pikë e 13 kërcime, derisa Isiah Umipig 15 pikë e dhjetë kërcime, kurse te mysafirët Trevon Allen 25 pikë e shtatë kërcime dhe Lis Shoshi me 11 pikë e 11 kërcime.
Rahoveci 029 ka tri fitore e katër humbje, kurse Golden Eagle Ylli një fitore e gjashtë humbje.