Klubi i basketbollit Peja është nikoqire e Superkupës së Kosovës (femrat).
Vashat pejane janë prej klubeve më të organizuara në vendin tonë.
Klub që me sukses ka prezantuar Kosovës në garat evropiane.
“Superkupa vjen në Pejë!
Tani është e konfirmuar: KBF Peja është nikoqire e Superkupës Femrat 2025!”, njofton KB Peja.
Superkupa mbahet nga data 2 dhjetor deri më 6 dhjetor në palestrën e sportit "Karagaçi" në Pejë.