Lakers nuk ndalen

Basketboll

Lakers nuk ndalen

Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 11:08
Pamje nga ndeshja

NBA Cup 2025 ka mësuar tetë skuadrat më të mira.

Në Konferencën e Perëndimit Lakers mundën Dallas për të siguruar një vend mes tetë më të mirave.

Në çerekfinale ekipin nga Kalifornia e presin teksanët e San Antonio-s, të cilët mundën Denver-in.

Çerekfinalja tjetër e kësaj konference do të jetë ajo mes Thunder dhe Suns. Për Oklahoma City lojtari i ndeshjes ishte Shai Gilgeous-Alexander autor i 37 pikëve.

Sa i përket Konferencës së Lindjes Knicks mposhtën Milwaukee-n dhe kaluan në çerekfinale ku i pret Toronto. Ndërsa çifti tjetër është derbi i Floridës mes Majemit dhe Orlandos. Magic befasuan Detroit në transfertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat