Krivokapiq merr drejtimin e Vëllaznimit

Basketboll

Krivokapiq merr drejtimin e Vëllaznimit

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 18:54
Rajko Krivokapiq

Vëllaznimi i Gjakovës po kalon në krizë të rezultateve, nga 7 ndeshja ka regjistruar një fitore e gjashtë humbje në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi nga Gjakova ka emëruar trajneri e ri nga Mali i Zi, Rajko Krivokapiq.

“Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin Rajko Krivokapiq, që ti prijë ekipit në vazhdim të stinorit.

Trajneri vjen në Gjakovë pas dy edicioneve të kaluara së fundmi me ekipin e Podgorica Bemax në Mal të Zi, si dhe ABA Liga 2.

Në të kaluarën, Krivokapiq ka drejtuar edhe ekipe si: Teodo Tivat e Primorje në Mal të Zi, Swiss Central në Zvicër, gjersa ka qenë edhe selektor i disa prej gjeneratave të reja të Kombëtares malazeze, si dhe ka ushtruar rolin e asistent trajnerit tek Kombëtarja A e Malit të Zi.

Trajnerit Rajko, klubi i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në arritjen e synimeve!” - thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat