Los Angeles Lakers kanë mundur Toronto Raptors 123:120, por lajmi që po bën xhiron e botës nuk ka të bëjë me rezultatin. Një statistikë historike është ndërprerë mbrëmjen e fundit. LeBron James e mbylli ndeshjen me vetëm 8 pikë, duke ndalur serinë e 1297 ndeshjeve radhazi me shifra të dyfishta.
Bëhet fjalë për një rekord që dukej se do të zgjaste pafundësisht dhe që ka një diferencë ta madhe me legjenda si, Michael Jordan (866), Kareem Abdul-Jabbar (787) dhe Karl Malone (557).
James preferoi asistin vendimtar të sfidës në vend të gjuajtjes. Ai kishte shansin ta zgjaste rekordin pikërisht në aksionin e fundit të ndeshjes. Kishte topin në duar dhe mundësinë për gjuajtjen që do ta çonte në kuotën e 10 pikëve, por zgjodhi altruizmin dhe fitoren.
LeBron James prefereoi të jepte asistin vendimtar për Rui Hachimura, i cili ishte pozicionuar më mirë dhe shënoi kosh sapo ra sirena, duke i dhuruar fitoren skuadrës.
Pas ndeshjes LeBron e kaloi çështjen e statistikës me filozofinë e tij të zakonshme: “Çfarë mendoj për rekoridn tim? Asgjë, fituam. Duhet të bësh gjithmonë lëvizjen e duhur, ky është ‘modus operandi’ im.
Nëse bën lëvizjen e duhur, perënditë e lojës të shpërblejnë gjithmonë”, tha ai.