Real e Barcelona triumfojnë jashtë fushe

Basketboll

Real e Barcelona triumfojnë jashtë fushe

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 12:02
Pamje nga ndeshja

Hapoel Tel Aviv udhëheq i vetëm renditjen e Euroleague pas ndeshjeve të raundit të 14-të.

Skuadra izraelite fitoi 87-80 ndaj Villeurbanne, duke korur suksesin e 10-të sezonal.

Në vendin e dytë, me nga 9 fitore secila dhe praktikisht në zonën play off, ndodhen skuadra: Monaco, Valencia Basket, Panathinaikos dhe Barcelona.

Spikat fitorja e katalanasve në Beograd ndaj Crvena Zvezda me shifrat 89-79.

Jashtë fushe fiton edhe Real Madrid, që mundi 81-75 turqit e Anadolu Efes në Stamboll.

Euroleague-Raundi i 14-të

Anadolu Efes – Real Madrid, 75-81

Zalgiris Kaunas – Maccabi Tel Aviv, 65-83

Monaco – Paris Basketball, 125-104

Hapoel Tel Aviv – Villeurbanne, 87-80

Olympiacos – Fenerbahce, e pezulluar

Partizan Beograd – Bayern Munich, 92-85

Crvena Zvezda – Barcelona, 79-89

Panathinaikos – Valencia Basket, 79-89

Virtus Bologna – Dubai Basketball, 79-78

Baskonia Gasteiz – Armani Milano, 88-78

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat