Oklahoma vazhdon marshimin në NBA

Basketboll

Oklahoma vazhdon marshimin në NBA

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 12:03
Pamje nga ndeshja

Plot 12 ndeshje të luajtura sot në NBA, ku surprizat nuk kanë munguar.

Kampionët në fuqi të Oklahoma fituan 132-111 ndaj Dallas.

Tjetër ndeshje e shkëlqyer e Alexander Shai, që realizoi 33 pikë.

Pa probleme fiton Boston, që mundi 126-105 Lakers, dy ekipe që konsiderohen pretendente për titull. Reaves realizoi 36 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërkohë që Broën me 30 pikë u dallua për Celtics.

Fitore në sekondat e fundit për Orlando e Denver, që mundën respektivisht Miami dhe Atlanta. Për Orlando u dallua Wagner me 32 pikë, ndërsa për Denver shkëlqeu Nikola Jokic me 40 pikë.

Fiton edhe skuadra e Cleveland, që falë 52 pikëve të dyshes Mitchell-Tyson, mundi 130-117 San Antonio. Zhgënjen sërish Milwaukee, që në fushën e tij u ndal 116-101 nga Philadlephia (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Lakers, 126-105

Orlando – Miami, 106-105

Atlanta – Denver, 133-134

Cleveland – San Antonio, 130-117

Detroit – Portland, 122-116

New York – Utah Jazz, 146-112

Toronto – Charlotte, 86-111

Chicago – Indiana, 105-120

Houston – Phoenix, 117-98

Memphis – Clippers, 107-98

Milwaukee – Philadelphia, 101-116

Oklahoma – Dallas, 132-111

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat