Warrick largohet nga Vëllaznimi

Basketboll

Warrick largohet nga Vëllaznimi

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 20:01
Marques Warrick.

Skuadra Gjakovare e basketbollit, Vëllaznimi ka njoftuar ndarjen me njërin nga lojtarët e huaj më të mirë të Kuq e Zinjëve në këtë fillim sezoni, Marques Warrick.

Pas thashethemeve që po qarkullonin disa ditë për largimin e tij, ishte vet trajneri i sapo ardhur, Rajko Krivokapiq i cili pas fitores ndaj Trepçës, në intervistën e dhënë pas lojës, e konfirmoj largimin e amerikanit.

Warrick do të transferohet në ligën Izraelite, me ç’rast, Vëllaznimi do të fitoj dëmshpërblim, ashtu sipas marrëveshjes kontraktuale me lojtarin.

Gjakovarët pas dy fitoreve të mëdha, ndaj Bashkimit e Trepçës, e kanë premtuar menjëherë zëvendësimin e lojtarit, që do të publikohet shumë shpejt.

Postimi i plotë i Vëllaznimit në rrjetet sociale:

Faleminderit për momentet e mira, Marques! 

Për shkak të marrëveshjes së veçantë kontraktuale me lojtarin Marques Warrick, duhet të njoftojmë se rrugët tona ndahen këtu. Ai do të transferohet në një prej ligave të forta evropiane (me dëmshpërblim) dhe oferta për të ka qenë e parefuzueshme, andaj me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët me lojtarin, të cilin e falenderojmë për kontributin e deritanishëm në ekip dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës.

Shumë shpejtë ju njoftojmë për zëvendësimin e denjë të tij! ”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat