Hellems hero në fund dhe MVP i javës

Basketboll

Hellems hero në fund dhe MVP i javës

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 11:47
Hellems hero në fund dhe MVP i javës

Java e nëntë dhuroi super ndeshje në ProCredit Superligë.

Çdo sfidë ishte interesante, derisa lufta për çdo pozitë sa vjen e bëhet më e ashër.

MVP i javës shpallet Jericole Hellems i Vëllaznimit.

Ai ishte heroi i kuqezinjve ndaj kampionëve të Kosovës, Trepçës, duke shënuar pikët vendimtare për 83:85, në sekondën e fundit.

Hellems e përfundoi ndeshjen me 24 pikë, tetë kërcime e dy asistime.

Ai u rikthye të skuadra kuqezi, duke ndihmuar të shënojë dy fitore radhazi, fillimisht ndaj liderit Bashkimit, e më pas ndaj kampiones, Trepçës.

MVP

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 24 pikë, 8 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi

Top 5

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 24 pikë, 8 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi

Marques Warrick (Vëllaznimi) 27 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi

Tajh Green (GO+ Peja) 15 pikë, 17 kërcime, 1 asistim, 30 indeksi

Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 26 pikë, 5 kërcime, 9 asistime, 25 indeksi

Shaquan Jules (Bora) 24 pikë, 5 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat