Rikthimi i Trepçës, nga -15 në +7

Basketboll

Rikthimi i Trepçës, nga -15 në +7

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 20:54
Trepça

Trepça ka triumfuar në Prizren ndaj Bashkimit, në derbin e javës së dhjetë të ProCredit Superligës në basketboll.

Mitrovicasit fituan 64:71 (22:10, 14:18, 14:20, 14:23), ku edhe pse ishin duke mundur me 15 pikë dallim, arritën të shënojnë fitore me shtatë pikë dallim.

Sfida ishte interesante, me prizrenasit që e nisën fuqishëm 18:3, derisa çereku i parë përfundoi 22:10.

Por, më pas filluan të rikthehen mysafirët, që në tre periodat e radhës shënuan nga 14 pikë, por në fund fituan kampionët 64:71.

Më i miri te Portokallezinjtë ishte Dequon Lake me 20 pikë e 13 kërcime, ndërsa te ‘Xehetarët’ më i miri ishte Mikaile Tmusiq me 20 pikë, shtatë kërcime e tri asistime.

Bashkimi pësoi humbjen e tretë radhazi pas shtatë fitoreve radhazi, ndërsa Trepça ka gjashtë fitore e tri humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat