Ylli fiton në Gjakovë

Basketboll

Ylli fiton në Gjakovë

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 20:56
Golden Eagle Ylli

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 66:71 (19:20, 17:21, 10:19, 20:11).

Takimi në Gjakovë ishte interesant. Periudha e parë ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 19:20.

Mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 17:21, për të shkuar në pushim me rezultat 36:41.

Therandasit dallimin e madh dhe vendimtar e bënë në periodën e tretë 10:19, kurse dhjetë minutat e fundit u takuan vendasve 20:11, por nuk arritën përmbysjen e madhe.

Jericole Hellems kishte 13 pikë e pesë kërcime te vendasit, ndërsa Arian Qallaku 18 pikë e shtatë kërcime te mysafirët.

Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e shtatë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat