Peja do fitoren ndaj Prishtinës

Basketboll

Peja do fitoren ndaj Prishtinës

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 14:17
Pamje nga ndeshja

Go+Peja është gati për sfidën me rivalin e vjetër e të përbetuar Sigal Prishtinën.

Ndeshja luhet nesër në kuadër të javës së 12-të të elitës së basketbollit të Kosovës.

Verdhezinjtë kanë përparësinë e terrenit, ndërsa Prishtina beson e shpreson në cilësinë që ka.
“Rikthehemi në shtëpi. 

Nesër, e Mërkurë, 17 dhjetor, ora 18:45 - e presim Sigal Prishtinën në "Karagaçi", në ndeshjen e radhës në kuadër të Superligës së Kosovës”, thuhet nga KB Peja.

KB Go+Peja zë vendin e dytë me 18 pikë e Prishtina të katërtin me 17 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat