Bora synon të befasojë kampionin në Mitrovicë

Basketboll

Bora synon të befasojë kampionin në Mitrovicë

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 17:05
Pamje nga ndeshja

Klubi i basketbollit Bora e Prishtinës synon të befasojë sonte (18.45) kampionin në fuqi Trepçën e Mitrovicës.

Bora është befasia më e këndshme e këtij edicioni në elitën e basketbollit të Kosovës.

Ky klub simpatik, ka punë të vështirë, por edhe mund të jetë një befasi tjetër. 

Bora ka katër fitore rresht, e mposhti me 85:65 Rahovecin 029 vendas, pastaj me 88:78 Sigal Prishtinën, në udhëtim me 82:81 Pejën dhe me 81:68 Vëllaznimin.

Ndeshja do të luhet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

“Për shkak se kjo është ndeshje e mbetur, në këtë takim nuk do të paraqiten lojtarët: Tyler Cheese, Chris Payton dhe Alex Hunter.

Po ashtu, për shkak të lëndimeve, nuk do të paraqiten Rron Ukaj dhe Olsi Kurtaj”, thuhet në njoftimin e KB Borës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat