Sonte, nata e yjeve për basketbollin e Kosovës

Basketboll

Sonte, nata e yjeve për basketbollin e Kosovës

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 13:13
Topi

Sonte është Gala Mbrëmja e Basketbollit të Kosovës. Në këtë event shumë të rëndësishëm do të nderohen më të mirët e basketbollit për vitin që po e lëmë pas në ceremoninë  “Laureatët 2025”.

Në mbrëmjen e yjeve do të nderohen më të mirët e vitit 2025, si Basketbollisti më i mirë i vitit, Basketbollistja më e mirë, Top 5 në të dyja konkurrencat. Gjithashtu do të nderohen Klubet më të mira te meshkujt dhe femrat.

Po ashtu do të ketë çmime për Shpresat e Vitit, si dhe Trajnerin e Vitit, e si zakonisht edhe Gjyqtari i Vitit e Kontribuuesi i basketbollit.

Po ashtu do të ketë çmim për Ambasadorin e basketbollit të Kosovës jashtë vendit.

Çmime speciale dhe shumë të rëndësishme janë edhe për Veteranët, duke i nderuar që kanë dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës.

Në këtë event shumë të rëndësishëm do të marrin pjesë zyrtarët e FBK-së, sponsorët, partnerët, përfaqësues të klubeve në vendin tonë, basketbollistë e basketbolliste dhe përfaqësues nga komuniteti i basketbollit në vendin tonë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat