Drilon Hajrizi reagon ashpër ndaj FBK-së

Basketboll

Drilon Hajrizi reagon ashpër ndaj FBK-së

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 23:15
Drilon Hajrizi

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka reaguar ashpër ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës, pasi nuk u përfshi fare në ndarjet e çmimeve të Lauratëve të vitit.

Hajrizi përmes një reagimi në profilin e tij, tha se është injoruar nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe thotë se me këtë është fyer gjaku, djersa dhe rezultatet e tij.

Reagimi i plotë:

Injorimi që më bëri Federata e Basketbollit të Kosovës është më shumë se fyerje.

Nuk shkruajta dhe nuk e kisha ne plan të shkruaja asgjë sepse tingëllonte si një lloj oportunizmi, por ajo që më nxiti të shkruaja është modeli që po e lëmë pas. Pa modesti, vitin e kaluar isha model i mirë, më i miri!

Nga salla e operacionit, e me fasha në kokë direkt shkova në Minatori. E dija që nuk mundem të futem menjëherë në lojë, por përçova shpirtin tim luftarak aty. Shpirtin, djersën dhe zemrën e dhurova për Trepçë kampion!

Kjo që bëri Federata e Basketbollit të Kosovës sot më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet. Sido që të jetë ata e fyen veten! Unë nuk ndalem kurrë! Do të luftoj deri sa të shtjerrem i tëri për Kosovë, për Mitrovicën, për Trepçën!

Dardan Berisha është lojtar emblematik i Kosovës. Ai është ikonë e Kosovës dhe lojtari më i sukseshëm shqiptar në arenën ndëkombëtare. Vitin e kaluar unë isha më i miri në Superligën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat