Ndeshje si e çmendur në Pejë, përfundon 118:119

Basketboll

Ndeshje si e çmendur në Pejë, përfundon 118:119

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 20:06
Bashkimi

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119 (21:27, 21:20, 18:13, 31:31, 27:28).

Koha e rregullt e takimit përfundoi 91:91, kur Lejson Zeqiri shënoi dy sekonda para fundit, ndeshja edhe vazhdimi i parë ishte shumë interesant, me asnjërën skuadër që nuk arriti të shkëputej dhe përfundoi 104:104.

Edhe vazhdimi i dytë ishte dramë në Pejë, me fituesin që u vendos në sekondat e fundit, derisa Portokallezinjtë ishin më të vëmendshëm për 118:119 dhe fitoren në këtë përballej.

Tajh Green ishte i jashtëzakonshëm te vendasit me 35 pikë e 11 kërcime, derisa te prizrenasit u dalluan Kyan Anderson me 29 pikë dhe Isaiah Cousins me 21 pikë e gjashtë asistime. 

GO+ Peja ka tetë fitore e pesë humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore e katër humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat