Oklahoma mbron fronin në NBA

Basketboll

Oklahoma mbron fronin në NBA

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 11:18
Pamje nga ndeshja

Skuadra kampione e Oklahoma fitoi sot 119-103 ndaj Memphis, duke korrur suksesin e 26-të sezonal në NBA. Tjetër ndeshje e mirë për Alexander Shai, që realizoi 31 pikë e 10 rebound.

Fiton edhe ekipi i Boston, që falë 31 pikëve të Jaylen Brown mundi 103-95 Indiana. Ndërsa skuadra e Denver mposhti pa probleme 135-112 Utah Jazz, ndeshje ku 51 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Skuadra e Golden State triumfoi 130-97 ndaj Orlando, sfidë ku protagonist ishte Stephen Curry me 26 pikë. Detroit mbron vendin e parë në Lindje pas fitores 110-102 në fushën e Portland (Jalen Duren 26 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Charlotte, 139-132

Boston – Indiana, 103-95

New Orleans – Dallas, 119-113

Denver – Utah Jazz, 135-112

Oklahoma – Memphis, 119-103

Golden State – Orlando, 120-97

Portland – Detroit, 102-110

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat