Oklahoma ruan kryesimin në NBA

Basketboll

Oklahoma ruan kryesimin në NBA

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 11:40
Pamje nga ndeshja

Milwaukee arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundure 123-113 Charlotte.

Tri lojtarë të Bucks realizuan mbi 20 pikë, duke i dhënë fitoren skuadrës mike. Jashtë fushe fiton edhe Phoenix, që mundi 115-101 Washington, ku vendimtar ishin Brooks me 26 pikë e Gillespie me 25 pikë.

Pas një loje spektakolare, skuadra e Miami mundi 147-123 Denver. Tetë lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë, ku u dalla Powell me 25 pikë. Zhgënjen ekipi i Chicago, që u mund thellë 136-101 në shtëpinë e tij nga Minnesota. Naz Reid me 33 pikë ishte lider në fushë për miqtë.

Kampionët e Oklahoma mbeten skuadra më e mirë në NBA, duke mposhtur sot 140-129 Atlanta. Alexander Shai me 39 pikë ishte vendimtar për vendasit. Skuadra e Cleveland arrin të triumfojë 113-101 në fushën e San Antonio (Jarrett Allen 27 pikë), ndërsa Portland mundi 125-122 Dallas (Avdija 27 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Milwaukee, 113-123

Washington – Phoenix, 101-115

Brooklyn – Golden State, 107-120

Miami – Denver, 147-123

Toronto – Orlando, 107-106

Chicago – Minnesota, 101-136

Houston – Indiana, 126-119

New Orleans – New York, 125-130

Oklahoma – Atlanta, 140-129

San Antonio – Cleveland, 101-113

Portland – Dallas, 125-122

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat