Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni ka probleme në fillim të janarit.
Basketbollisti Kyan Anderson ka pësuar lëndim.
Mungesa e tij do të jetë e madhe për klubin prizrenas.
“Kyan Anderson ka pësuar një lëndim në krahun e majtë gjatë stërvitjes së fundit. Pas ekzaminimeve të para, pritet që ai të mungojë për një periudhë prej 4–6 javësh.
Gjendja e tij po monitorohet nga afër nga stafi mjekësor i klubit”, njofton KB Bashkimi.