Fitore e prishtinasve ndaj ‘Vreshtarëve’

Basketboll

Fitore e prishtinasve ndaj ‘Vreshtarëve’

Më: 7 janar 2026 Në ora: 21:36
Bora

Bora fitoi çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës ndaj Rahoveci 029 me rezultat 79:70 (13:15, 25:19, 23:18, 18:18).

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, duke përfunduar 13:15, derisa vendasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi të lehtë, për të shkuar në pushim me katër pikë epërsi 38:34.

Edhe pjesa e dytë ishte interesante, ku skuadra prishtinase ishte më e mirë në periudhën e tretë 23:18, derisa dhjetë minutat e fundit ishin më të barabartë, 18:18, për të përfunduar ndeshja 79:70.

Më i miri te vendasit ishte Tyler Cheese me 25 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Kentrell Pullian me 23 pikë e gjashtë kërcime.

Më 21/22 janar zhvillohet ndeshja e kthimit dhe skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet kualifikohet në gjysmëfinale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat