Triumfojnë Cleveland, Denver, Toronto dhe Chicago

Basketboll

Triumfojnë Cleveland, Denver, Toronto dhe Chicago

Më: 15 janar 2026 Në ora: 12:25
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Chicago fitoi 128:126 ndaj Utah Jazz, një sukses që erdhi në sekondat e fundit për Bulls. Nikola Vuçeviç me 33 pikë u dallua për vendasit, ndërsa 43 pikët e Sansabaugh mbetën për statistikë për Jazz.

Jashtë fushe fiton Denver, që mposhti 118-109 Dallas. Jamal Murray me 33 pikë ishte më i miri në fushë. Edhe Toronto triumfon jashtë fushe, duke mundur 115-101 Indiana, ndeshje ky dyshja Ingram-Barnes realizoi 56 pikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e Clippers, që falë 33 pikëve të Kawhi Leonard mundi 119-105 Washington.

Ndërsa ekipi i Cleveland triumfoi 133-107 në shtëpinë e Philadelphia, ku vendimtar ishte Mitchell me 35 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – Toronto, 101-115

Philadelphia – Cleveland, 107-133

Chicago – Utah Jazz, 128-126

New Orleans – Brooklyn, 116-113

Dallas – Denver, 109-118

Sacramento – New York, 112-101

Clippers – Washington, 119-105

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat