Kevin Durant i jep fitoren Houstonit

Basketboll

Kevin Durant i jep fitoren Houstonit

Më: 17 janar 2026 Në ora: 12:03
Pamje nga ndeshja

Koha shtesë i ka buzëqeshur ekipit të Clippers, që fitoi 121-117 ndaj Toronto jashtë fushe. Harden me 31 pikë e 10 asist u dallua për miqtë. Jashtë fushe fiton edhe Cleveland, që mposhti në sekondat e fundit 117-115 Philadelphia (u dallua Tyson me 39 pikë).

Nuk zhgënjen Indiana, që triumfoi 127-119 ndaj New Orleans, ndeshje ku diferencën e bëri dyshja Siakam-Huff, që së bashku realizuan 56 pikë.

Skuadra e Brooklyn, falë 26 pikëve të Porter dhe 23 të Cloëney, triumfoi 112-109 ndaj Chicago në sekondat e fundit.

Houston ngjitet në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit pas fitores 110-105 ndaj Minnesota. Kevin Durant realizoi 39 pikë, mbështetur edhe nga Sengun me 25 pikë.

Ekipi i Sacramento, falë 26 pikëve të Russell Westbrook, mposhti 128-115 Washington.

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – New Orleans, 127-119

Philadelphia – Cleveland, 115-117

Brooklyn – Chicago, 112-109

Toronto – Clippers, 117-121

Houston – Minnesota, 110-105

Sacramento – Washington, 128-115

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat