Tirana fiton derbin me Partizanin

Basketboll

Tirana fiton derbin me Partizanin

Më: 17 janar 2026 Në ora: 20:55
Pamje nga ndeshja

Tirana në basketboll për femra fitoi sot 86-78 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas luajtur në “Fahrie Hoti”.

Një ndeshje e ekuilibruar dhe emocione deri në sekondat e fundit të saj.

Ndeshja nisi më mirë për vajzat bardheblu, që kanë epërsi në pjesën e parë, ku udhëheqin 49-42.

Gjithsesi, në gjysmën e dytë është Partizani që ngre nivelin e tij të lojës, duke rikuperuar, madje del në epërsi 65-64.

Loja bëhet dramatike në periodën e fundit, ku herë udhëheq njëri ekip e herë tjetri. Në fund, Tirana është më e kujdesshme dhe e saktë, duke fituar 86-78. Baughman me 22 pikë, Qosja me 21 e Daleba me 20 pikë u dalluan për bardheblutë.

Superliga-Femra, java e 12-të

Tirana – Partizani, 86-78

Flamurtari – Studenti, 18 janar

Vllaznia (pushim)

Renditja: Flamurtari 16 pikë, Tirana 15 pikë, Partizani 14 pikë, Studenti 9 pikë, Vllaznia 9 pikë,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat