Sigal Prishtina humb në sekondat e fundit

Basketboll

Sigal Prishtina humb në sekondat e fundit

Më: 20 janar 2026 Në ora: 20:59
Pamje nga ndeshja

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka zhvilluar ndeshjet e radhës në Ligën ENBL. 

Sigal Prishtina në një sfidë dramatike deri në fund pësoi Keila Coolbet me rezultat 92:90 (17:25, 27:26, 30:30, 18:19).

Në përballjen e zhvilluar në Estoni, takimi ka qenë me shumë kthesa në rezultat, por vendasit në fund me Maletiq shënuan trepikësh tre sekonda para fundit. 

Kahlil Dukes shënoi 30 pikë te prishtinasit, derisa Deondre Burns e mbylli ndeshjen me 23 pikë e tetë kërcime. 

Për skuadrën estoneze ishte fitorja e parë pas shtatë humbjeve, derisa bardhekaltrit mbyllin fazën e grupeve me katër fitore e katër humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat