Fitorja e dytë radhazi për Lakersar

Basketboll

Fitorja e dytë radhazi për Lakersar

Më: 21 janar 2026 Në ora: 11:45
Pamje nga ndeshja

Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që triumfuan sot 115-107 në fushën e rivalëve të Denver.

Një ndeshje magjike për Luka Doncic, që realizoi një “triple double”, me 38 pikë, 13 rebound e 10 asist.

Jashtë fushe fiton edhe Miami, që triumfoi 130-117 në shtëpinë e Sacramento. Adebayo me 25 pikë u dallua për skuadrën nga Florida. Nuk zhgënjen Chicago, që mposhti 138-110 Clippers (Coby White 27 pikë).

Surprizon skuadra e Toronto, që falë 40 pikëve e 10 asist të Immanuel Quickley, mundi 145-127 Golden State jashtë fushe. Edhe Phoenix fiton në fushën e Philadelphia 116-110, ndeshje ku për miqtë u dallua Booker me 27 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Philadelphia – Phoenix, 110-116

Chicago – Clippers, 138-110

Houston – San Antonio, 111-106

Utah Jazz – Minnesota, 127-122

Denver – Lakers, 107-115

Golden State – Toronto, 127-145

Sacramento – Miami, 117-130

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat