Klubi i basketbollit Partizani nga Tirana ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultat 62:70 (11:23, 17:17, 10:12, 24:18), në një ndeshje me intensitet të lartë dhe shumë duele fizike gjatë gjithë takimit.
Partizani e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi që në çerekun e parë, të cilën arriti ta ruajë edhe pse
Prishtina reagoi në disa momente dhe tentoi rikthimin, sidomos në periodën e fundit.
Prishtina luftoi deri në fund, me Besjana Martinaj që udhëhoqi skuadrën në fazën ofensive.
Ndërsa Aria Belegu kontribuoi nën kosh dhe kërcime të rëndësishme.