Alexander Shai i jep fitoren Oklahomas

Basketboll

Alexander Shai i jep fitoren Oklahomas

Më: 22 janar 2026 Në ora: 11:23
Pamje nga ndeshja

Skuadra kampione e Oklahoma fitoi sot 122-102 në fushën e Milwaukee, duke vijuar të qëndrojë në krye të renditjes në NBA.

Alexander Shai e mbylli ndeshjen me 40 pikë e 11 rebound. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Cleveland, që mundi 94-87 Charlotte, ndeshje ku u dallua Miller me 24 pikë.

Fitorja 112-104 e Detroit ndaj New Orleans e mban skuadrën e Pistons në krye të renditjes në Lindje. Të gjithë titullarët e Detroit realizuan mbi 10 pikë.

Pa probleme triumfon skuadra e Boston, që mundi 1119-104 Indiana, sfidë ku protagonist ishte Pascal Siakam me 32 pikë e 10 rebound.

New York mundi 120-66 Brooklyn në derbi, duke korrur fitoren më të thellë në përballjen mes dy ekipeve (Brunson 20 pikë).

Fitore në sekondat e fundit për Atlanta, që falë 32 pikëve të Jalen Johnson, mundi 124-122 Memphis. Ndërsa Toronto fitoi 122-109 në fushën e Sacramento (Ingram 23 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Cleveland, 87-94

Boston – Indiana, 119-104

New York – Brooklyn, 120-66

Memphis – Atlanta, 122-124

New Orleans – Detroit, 104-112

Milwaukee – Oklahoma, 102-122

Sacramento – Toronto, 109-122

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat