Në super derbin në Mitrovicë fitojnë ‘Minatorët’!
Kampionia e Kosovës, klubi i basketbollit Trepça ka triumfuar në derbin e javës së 17-të të ProCredit Superligës ndaj Bashkimit me shifrat 90:81.
Trepça i jep një “shuplakë” të fortë Bashkimit!
Sfida në Mitrovicë ka qenë shumë interesante, e baraspeshuar dhe e luftuar deri në fund nga të dyja skuadrat, derisa përfundoi me fitoren e vendasve.
Akili Vining ishte i pandalshëm te skuadra e Trepçës, cili realizoi 23 pikë e Mikaile Tmushiq me 16 sosh.
Basketbollisti Shanon ishte më efikasi te Bashkimi me gjithsejt 13 pikë sa realizoi edhe Isaiah Cousinsa.
Trepça kryeson me 31 pikë, tre më shumë se Bashkimi në pozitën e dytë.