Kampionët vazhdojnë serinë pozitive!
Klubi i basketbollit Trepça vazhdon me fitore në ProCredit Superligë!
Mitrovicasit kanë fituar ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 98:81.
Kenny Hasbrouck ishte më efikasi te Trepça me 27 pikë.
Tek Ylli Scott Bamforth shënoi 20 pikë.
Pas javës së 18-të, Trepça kryeson me 33 pikë e Ylli është në vend të pestë me 26 sosh.