Basketbollisti Isiah Umipig është larguar nga Rahoveci 029.
Klubi e ka bërë të ditur lajmin në faqen e saj zyrtare.
“Me marrëveshje të dyanshme, klubi dhe lojtari kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Faleminderit për momentet e bukura, Zeke”, shkruan në faqen e klubit.
Rahoveci është në krizë të rezultateve, aktualisht është në fund të tabelës me 23 pikë.
Nga 18 ndeshje, ka shënuar 5 fitore e pësuar 13 humbje.