Me kosh faul Mario Hezonja shënon dy pikë dhe gjuajtjen e lirë për epërsinë e Real Madritit 80-81 në Athinë. E fajtori kryesor ishte Jerian Grant që shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në Hezonjan.
Kohëmatësi tregonte vetëm 8.7 sekonda dhe ishte mundësia e fundit për Panathinaikos që të përmbyste rezultatin. E në skenë doli pikërisht njeriu që e fauloi Marion e Realit, Grant i cili në sekondën e 3-të e lëshoi topin nga dora për ta elektrizuar palestrën.
Ndeshja u mbyll me rezultat minimal 82-81 në të mirë të grekëve që e dominuan Realin e Madritit në tre çerekët e fundit.
Më të dalluarit në ndeshje ishin Jerian Grant, i cili e fitoi ndeshjen me atë gjuajte për dy pikë, duke shtuar në total 19 pikë, 2 kërcime dhe 7 asistime, si dhe te mbretërit mirë luajti ukraniasi Alex Len, që kontribuoi me 18 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.
“Pana” me këtë fitore zë vendin e gjashtë në tabelën e Euroligës, për dallim nga Real Madridi që pavarësisht humbjes e mban pozitën e katërt në tabelë.