Bashkimi zyrtarizon amerikanin e radhës

Basketboll

Bashkimi zyrtarizon amerikanin e radhës

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 12:35
Wooten

Klubi prizrenas KB Bashkimi, ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kenneth “Kenny” Wooten Jr,.

Ai luan kryesisht në pozicionet 4/5, për të përforcuar skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

Wooten, i njohur për aftësitë e tij në mbrojtje dhe lojën nën kosh, ka luajtur më parë në liga të ndryshme profesioniste jashtë ShBA‑së.

Pra, në klubet e Evropës dhe Lindjen e Mesme para se të bashkohej me Bashkimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat