San Antonio triumfon edhe në Dallasin

Basketboll

San Antonio triumfon edhe në Dallasin

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 10:39
Pamje nga ndeshja

Pasi mposhti kampionët, ekipi i San Antonio fitoi sot 135-123 edhe ndaj Dallas. Ndeshje spektakolare deri në fund, ku për Spurs 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Zhgënjen Chicago, që u mund 123-107 nga Toronto (Ingram me 33 pikë shënuesi më i mirë).

Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që fituan 119-115 ndaj Philadelphia në një përballje të ekuilibruar. Austin Reaves, që e nisi ndeshjen nga stoli, realizoi 35 pikë. Jashtë fushe fiton Charlotte, që falë 24 pikëve të Knueppel, mundi 109-99 Houston.

Fitore e rëndësishme për Golden State, që triumfoi 101-97 në fushën e Phoenix. Pat Spencer me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë.

Zhgënjen skuadra e Detroit, që u mund 126-117 nga Washington (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për miqtë).

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Washington, 117-126

Orlando – Brooklyn, 118-98

Atlanta – Utah Jazz, 121-119

Toronto – Chicago, 123-107

Houston – Charlotte, 99-109

Dallas – San Antonio, 123-135

Lakers – Philadelphia, 119-115

Phoenix – Golden State, 97-101

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat