Trepça drejt Prishtinës, synon finalen e madhe 

Basketboll

Trepça drejt Prishtinës, synon finalen e madhe 

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 13:05
Pamje nga ndeshja

Klubi i basketbollit Trepça e Mitrovicës udhëton drejt Prishtinës, me synim që të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Mitrovicasit kanë epërsinë në rezultat 87:64 e në cilësi ndaj rivalit nga Prishtina.

“Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës.

Pas fitores në ndeshjen e parë, nesër luajmë sfidën e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku do të përballemi me ekipin e Bora Basketball. 

Udhëtojmë drejt Prishtinës me synimin për ta siguruar kualifikimin në finalen e madhe.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “1 Tetori” – Prishtinë, me fillim nga ora 17:00”, njofton KB Trepça.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat