Lakers “turpërohen” edhe nga San Antonio

Basketboll

Lakers “turpërohen” edhe nga San Antonio

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 11:08
Pamje nga ndeshja

Një ditë pas humbjes me Oklahoma, skuadra e Lakers u mund në fushën e saj edhe nga San Antonio, me rezultatin 136-108.

Victor Wembanyama realizoi 40 pikë e 12 rebound për Spurs, ndërsa për Lakers munguan Doncic e James.

Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Indiana, që mundi 137-1345 New York, surprizën e këtij sezoni. Tetë lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Pascal Siakam me 30 pikë (Brunson 40 pikë për nju-jorkezët).

Nuk zhgënjen ekipi i Houston, që mundi 102-95 Clippers dhe bëhet forca e tretë në Perëndim (Kevin Durant realizoi 26 pikë). Fiton edhe skuadra e Phoenix, që falë 48 pikëve të lojtarëve të stolit mundi 120-111 Dallas.

NBA-Rezultatet e sotme

New York – Indiana, 134-137

Houston – Clippers, 102-95

Phoenix – Dallas, 120-111

Lakers – San Antonio, 108-136

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat