Janë luajtur sot tri ndeshjet e fundit në NBA para sfidës së “All Star Game”.
Ekipi i Lakers fitoi 124-104 ndaj Dallas, duke u rikthyer te suksesi. LeBron James me 28 pikë udhëhoqi Lakers drejt fitores, mbështetur nga Hachimura me 21 pikë.
Bie skuadra kampione e Oklahoma, që u mund 110-93 në shtëpi nga Milwaukee. 7 lojtarë tyë Bucks realizuan mbi 10 pikë, duke e patur kolektivitetin si armën kryesore, ndërkohë që për Oklahoma u ndje mungesa e Shai.
Fiton edhe ekipi i Portland, që mundi 135-119 Utah Jazz jashtë fushe.
Sukses i rëndësishëm për Portland, ku u dallua Jrue Holiday, autor i 31 pikëve.
Për Jazz u dallua Sensabaugh me 28 pikë, por që s’mjaftuan për fitore.