Kampionët vazhdojnë me fitore

Basketboll

Kampionët vazhdojnë me fitore

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 22:16
Pamje nga ndeshja

Klubi i basketbollit Trepça e ka vazhduar serinë e fitoreve në ProCredit Superligë, kësaj radhe duke mundur Rahoveci 029 me shifrat 86:77.

‘Xehetarët’ e nisën fuqishëm ndeshjen, ku fituan çerekun e parë 28:12, e më pas ruajtën epërsinë për të shkuar drejt fitores së sigurt, gjë që edhe ndodhi, për të fituar në fund 86:77.

Te vendasit Drilon Hajrizi ishte më i miri ka 24 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Kentrell Pullian me 19 pikë e pesë asistime.

Trepça pas 20 ndeshjeve, ka 17 fitore e tri humbje, derisa Rahoveci 029 numëron gjashtë fitore e 14 humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat