​Fetahu uron finale spektakolare mes Trepçës dhe Bashkimit

Basketboll

​Fetahu uron finale spektakolare mes Trepçës dhe Bashkimit

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 10:13
Arben Fetahu

Në prag të finales së Kupës së Kosovës në basketboll që zhvillohet sonte nga ora 19:30, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, i ka dërguar mesazh të veçantë skuadrave pjesëmarrëse, KB Trepçës dhe KB Bashkimit.

Fetahu ka përgëzuar të dyja ekipet për arritjen e tyre në këtë fazë kulmore të garës, duke theksuar se kjo është rezultat i punës së strukturuar, disiplinës, profesionalizmit dhe standardeve konkurruese që kanë demonstruar gjatë këtij sezoni.

Ai ka vlerësuar se finalet nuk përcaktojnë vetëm fituesin e trofeut, por edhe karakterin sportiv, integritetin dhe kulturën konkurruese të ekipeve. Fetahu shprehu bindjen se ndeshja do të zhvillohet në nivelin më të lartë të cilësisë sportive, respektit reciprok dhe fair-play-it, duke ofruar një spektakël dinjitoz për të gjithë sportdashësit.

“Le të jetë kjo finale një festë e sportit, një manifestim i meritës sportive dhe një moment krenarie për basketbollin e Kosovës,” tha Fetahu, duke uruar të dyja skuadrat për paraqitje që reflektojnë profesionalizëm, respekt dhe konkurrencë të ndershme”, ka thënë Fetahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat