Kombëtarja e Kosovës është gati për sfidën me Sllovakinë, në kuadër të grupit C të parakualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Kosova do ta paraqitet pa Dardan Berishën dhe Naim Hajrizin e lënduar.
Basketbollisti Erjon Kastrati tha se stërvitjet po shkojnë mirë dhe fton të gjithë për përkrahje maksimale!
'“Përgatitjet janë duke shkuar mirë, shpresoj në rezultat pozitiv edhe pse kemi mungesa kësaj radhe shumë.
Mungesa e kapitenit Dardan Berisha dhe e Drilon Hajrizit do të thotë shumë, por ne të tjerët do të mundohemi ta japim maksimumin që ta përfaqësojmë Kosovën sa më mirë. I bëj thirrje edhe ‘Dardanëve’, edhe gjithë tifozëve që të vijnë e të na përkrahin dhe me përkrahjen e tyre besoj që mund t'ia dalim”, ka thënë Kastrati.
Ndeshja e dytë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, luhet më 27 shkurt në orën 19:00 në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren.