Fitorja e tretë radhazi për Oklahoma, që mposhti 116-107 Toronto jashtë fushe.
Ndeshje me rivalitet, ku u dallua Cason Wallace me 27 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Dallas, që mundi 123-114 Brooklyn, ku vendimtar ishin lojtarët e stolit, që realizuan 61 pikë.
Nuk zhgënjen Milwaukee, që në fushën e tij mundi 128-117 Miami, dy ekipe që luajnë për zonën play in. Kevin Porter me 32 pikë u dallua për Bucks. Skuadra e New Orleans, falë 26 pikëve të Zion Williamson, mundi 113-109 Golden State.
Fitore në sekondën e fundit për Orlando, që mundi 110-109 Lakers. Banchero me 36 pikë shkëlqeu për miqtë. Fiton edhe Cleveland, që mundi 109-94 New York, sfidë ku protagonist ishte Donovan Mitchell me 23 pikë. Ndërsa Boston, falë 22 pikëve të White, mundi 97-81 Phoenix.
Rezultatet
Indiana – Philadelphia, 114-135
Atlanta – Washington, 119-98
Brooklyn – Dallas, 114-123
Cleveland – New York, 109-94
Toronto – Oklahoma, 107-116
Chicago – Charlotte, 98-131
Milwaukee – Miami, 128-117
New Orleans – Golden State, 113-109
Phoenix – Boston, 81-97
Portland – Minnesota, 121-124
Lakers- Orlando, 109-110