Detroit fitoi 124-116 ndaj Oklahoma, në përballjen mes dy ekipeve që kryesojnë renditjen në Konferencat përkatëse.
Një ndeshje me rivalitet mes dy ekipeve më të mira në NBA, ku për Pistons u dalluan Duren e Cuninngham me nga 29 pikë secili.
Fitore në sekondat e fundit për Milwaukee, që mundi 118-116 Cleveland. 7 lojtarë të Bucks, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë. Jashtë fushe fiton ekipi i Golden State, që falë 52 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, fituan 133-112 ndaj Memphis.
San Antonio korri sot fitoren e 10-të radhazi, duke mundur 110-107 Toronto, në një përballje të ekuilibruar. Vassell me 21 pikë e Fox me 20 u dalluan për Spurs. Fiton edhe Denver, 103-84 ndaj Boston, sfidë ku u dallua Nikola Jokic me 30 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Oklahoma, 124-116
Memphis – Golden State, 112-133
Toronto – San Antonio, 107-110
Houston – Sacramento, 128-97
Milwaukee – Cleveland, 118-116
Denver – Boston, 103-84