Kombëtarja e Kosovës është duke mbajtur stërvitje para ndeshjes së nesërme ndaj Sllovakisë.
Sot u festua një ditëlindje në kampin “dardan".
Basketbollisti i huaj, Divine Myles u befasua nga bashkëlojtarët e tij.
“Është fantastike, i dua shumë këta djem, njihemi që shtatë/tetë vjet tashmë. E vlerësoj dhuratën dhe shpresojmë të fitojmë të premtën”, u shpreh basketbollisti Myles
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet nesër nga ora 19:00.