Skuadra e San Antonio korri sot fitoren e 11-të radhazi në NBA, duke qenë ekipi më në formë. Spurs triumfuan 126-110 në fushën e Brooklyn, me 7 lojtarë të ekipit mik që realizuan mbi 10 pikë (Champagnie me 26 pikë më i miri).
Vijon kriza e Lakers, që u mundën 113-110 nga Phoenix, duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Doncic realizoi 41 pikë, por që s’mjaftuan për miqtë. Fiton edhe Philadelphia, që falë 75 pikëve të trios Oubre-Embiid-Maxey, mundi 124-117 Miami.
Surprizon Sacramento, që triumfoi 13-121 në fushën e Dallas, ndeshje ku diferencën e bëri Achiuwa me 29 pikë. Houston konsolidon vendin e tretë në Perëndim pas fitores 113-108 ndaj Orlando. Kevin Durant protagonist, autor i 40 pikëve.
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Charlotte, 109-133
Philadelphia – Miami, 124-117
Atlanta – Washington, 126-96
Brooklyn – San Antonio, 110-126
Orlando – Houston, 108-113
Chicago – Portland, 112-121
Dallas – Sacramento, 121-130
Phoenix – Lakers, 113-110
Utah Jazz – New Orleans, 118-129
Clippers – Minnesota, 88-94