Kosova pëson humbje nga Sllovakia

Basketboll

Kosova pëson humbje nga Sllovakia

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 21:00
pamje nga ndeshja

Kosova në basketboll ka pësuar humbje nga Sllovakia, në ndeshjen e dytë, e vlefshme për parakualifikueset e FIBA EuroBasket 2029.

Rezultati përfundimtar në palestrën ”Sezai Surroi”, në Prizren, ishte 78-89.

Basketbollisti më i dalluar te Kosova, ishte Divinie Myles me 21 pikë të shënuar, i ndjekur nga Lis Shoshi me 18 pikë.

Kjo ishte humbja e parë për ”Dardanët”, pas fitores me Shqipërinë, derisa Sllovakia ka dy fitore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat