Kombëtarja franceze fitoi me rezultat 74:71 në Szombathely ndaj Hungarisë, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit.
Pas humbjes së mëparshme në Finlandë, “Gjelat” reaguan në kohën e duhur, ndonëse pa lojtarët e NBA-së dhe disa mungesa nga EuroLeague.
Franca e udhëhequr nga basketbollisti Amine Noua me 15 pikë, Amath M'Baye me 13 dhe Benjamin Sene me 12 pikë.
Megjithatë, heroi i mbrëmjes ishte Francisco, i cili realizoi koshin e fitores vetëm dy sekonda para fundit, duke përfunduar takimin me 10 pikë.
Hungaria, që deri tani ishte e pamposhtur, e mbajti ndeshjen të hapur deri në fund, por nuk arriti të përballojë goditjen finale të francezëve.
Franca do të përballet sërish me Hungarinë të dielën në Le Mans, në një tjetër duel të rëndësishëm.