Super ndeshjen në Pejë që shkoi në vazhdime e fitojnë kampionët e Kosovës.
Trepça triumfoi në një sfidë dramatike ndaj GO+ Pejës 95:98, ku takimi ishte interesant e me kthesa nga fillimi deri në fund.
Vendimtare ishte treshja e Ja’Cori Payne rreth me sirenë që i dha Trepçës fitoren.
Më i dalluari i takimit ishte basletbollisti Payne me 27 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.
Te pejanët u veçua Cesare Edwards me 30 pikë dhe 17 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore..