Ylli me fitore në Prishtinë

Basketboll

Ylli me fitore në Prishtinë

Më: 5 mars 2026 Në ora: 23:03
Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli shënoi fitore si mysafir në Prishtinë, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 80:82.

Njëkohësisht ia shkaktoi Prishtinës humbjen e pestë radhazi në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte e ngushtë dhe me shumë kthesa, ndërsa u vendos në fund. Prishtina e kishte epërsinë në minutat e fundit, por Ylli reagoi shpejt dhe me dy shënimet e njëpasnjëshme të T. Smith, fillimisht barazoi 80-80 e më pas kaloi në 80-82, e mbylli takimin me avantazh.

Te Ylli, më i dalluari ishte T. Smith me 21 pikë, ndërsa kontribut të madh dhanë edhe J. Gray me 17 dhe E. Kastrati me 13. Te Sigal Prishtina, më efikasi ishte D. Burns me 22 pikë, i ndjekur nga A. Bailey me 15.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat