Golden State e Chicago fitojnë në sekondat e fundit

Basketboll

Golden State e Chicago fitojnë në sekondat e fundit

Më: 6 mars 2026 Në ora: 10:50
Pamje nga ndeshja

Ekipi i San Antonio fitoi 121-106 ndaj Detroit, në përballjen mes dy nga ekipet pretendente për titull këtë sezon në NBA. Victor Wembanyama ishte lider për Spurs, autor i 38 pikëve e 16 rebound, mbështetur edhe nga Fox me 29 pikë.

Humbet skuadra e Lakers, që u ndal 120-113 nga Denver. Doncic realizoi 27 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Nikola Jokic e mbylli me një “triple double” për Denver, me 28 pikë, 12 rebound e 13 asist.

Fitore në sekondat e fundit për Orlando, që mundi 115-114 Dallas, ndeshje ku u dallua Da Silva me 19 pikë. Edhe Chicago fiton “in extremis”, 105-103 ndaj Phoenix, me Sexton protagonist, autor i 30 pikëve.

Ekipi i Golden State, falë 26 pikëve të Podziemski dhe 23 pikëve të Melton, mposhti pas kohës shtesë Houston me shifrat 125-123. Nuk zhgënjen ekipi i Minnesota, që në fushën e tij triumfoi 115-107 ndaj Toronto (Edwards 22 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Dallas, 115-114

Washington – Utah Jazz, 112-122

Houston – Golden State, 113-115

Miami – Brooklyn, 126-110

Minnesota – Toronto, 115-107

San Antonio – Detroit, 121-106

Phoenix – Chicago, 103-105

Denver – Lakers, 120-113

Sacramento – New Orleans, 123-133

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat