Proton Cable Prizreni drejt rikthimit në Superligë

Basketboll

Proton Cable Prizreni drejt rikthimit në Superligë

Nga: K.G. Më: 7 mars 2026 Në ora: 11:43
Tabela

Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt rikthimit në Superligë.

Proton Cable Prizreni fituan bindshëm derbin në udhëtim, me rezultat 95:82 ndaj KEK-ut.

Pas javës së 15-të në Ligën e Parë të Kosovës, Proton Cable Prizreni kryeson me 25 pikë, një ndeshje më pak dhe një pikë më shumë se vendi i dytë New Basket.

KEK-u renditet në vend të tretë me 21 pikë të grumbulluara.

Rezultatet e ndeshjeve:
Borea - New Basket 86:83
KB Istogu - Drita 75:112
KEK-u - Proton Cable Prizreni 82:95
Kerasan – Gjakovari  82:85

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat