Fenerbahce komandon në Euroleague

Basketboll

Fenerbahce komandon në Euroleague

Më: 7 mars 2026 Në ora: 12:02
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 30-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.

Skuadra turke e Fenerbahce, kampione në fuqi, vazhdon të komandojë renditjen pas triumfit 88-70 ndaj Monaco, duke korrur suksesin e 22-të sezonal.

Në vendin e dytë, me 20 fitore është Valencia, surpriza e këtij sezoni. Spanjollët fituan 91-87 ndaj Zalgiris Kaunas. Me nga 19 fitore janë Real madrid e Olympiacos, që ndajnë së bashku vendin e tretë.

Grekët fituan 86-80 ndaj Panathinaikos në derbin e Athinës, ndërsa spanjollët triumfuan 92-84 ndaj Virtus Bologna. Zhgënjen skuadra e Barcelonës, që u mund 87-84 nga Armani Milano. Dy ndeshje nuk u luajtën për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

Euroleague-Raundi i 30-të

Fenerbahce – Monaco, 88-70

Maccabi Tel Aviv – Hapoel Tel Aviv, e pezulluar

Valencia Basket – Zalgiris Kaunas, 91-87

Partizan Beograd – Dubai Basketball, e pezulluar

Armani Milano – Barcelona, 87-84

Real Madrid – Virtus Bologna, 92-84

Anadolu Efes – Villeurbanne, 88-91

Crvena Zvezda – Bayern Munich, 80-85

Olympiacos – Panathinaikos, 86-80

Baskonia Gasteiz – Paris Basketball, 81-97

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat